MIRËSEVINI NË LTG KOSOVA L.L.C

LTG Kosova L.L.C nga opinioni i gjerë dhe klientët e Kompanisë njihet si Qendra Land Rover për Kosovë. Eksperienca shumëvjeçare në shitjen e Automjeteve Jaguar Land Rover dhe mirëmbajtja e tyre nga stafi i Çertifikuar ka bërë që LTG të njihet si LIDER në tregun Kosovar.
Kompania është e themeluar nga Zr. Faton Gërguri, Pronar, me 100% aksione në Kompani. Tani më për gati dy dekada Zr. Gërguri me një punë të pandalshme me stafin e tij kanë bërë që Brendi Jaguar Land Rover të jetë shumë i popullarizuar dhe shumë i dashur në Kosovë përkundër faktit që ky Brend në vete përmban Standard jashtëzakonisht të lartë!.
LTG numëron 25 të punësuar me Kontratē në vitin 2018, staf i cili është i punësuar në departamente të ndryshme dhe përbërëse të Kompanisë. Kompania LTG Land Rover Kosova gëzon reputacion edhe përtej kufijëve të Kosovës me qrast klientë shumë të nderuar nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bashkë Atdhetarë që jetojnë në Perëndim pandërprerë drejtohen në dyert tona gjithmonë të hapura, njëjtë sikur për klientët shumë të nderuar Kosovar, njëashtu edhe Organizatat dhe Institucionet si lokale ashtu ato ndërkombtare me të cilat Kompania LTG gjithashtu është në Kontraktim/Partneritet për vite të tëra!
Korrektësia, Respekti dhe mbi të gjitha Profesionalizmi janë disa nga arsyet që klientët janë lojal ndaj Kompanisë.

SHËRBIMET E KOMPANISË

Kompania LTG Kosova L.L.C i shërben klientët e saj në mënyrë profesionale për lloj lloj shërbime profesionale që ka nevojë. Disa nga shërbimet profesionale të kompanisë tonë janë:

  • Shitja e automjeteve të reja dhe të përdorura.
  • Financimi i automjeteve përmes blerjeve leasing dhe kredi bankare.
  • Servisim, riparim dhe mirëmbajtje e automjeteve.
  • Përgaditja dhe lyerja profesionale e automjeteve.
  • Diagnoza kompjuterike e automjeteve.
  • Shitja e Pjesëve Rezervë dhe Aksesorëve për automjete.
  • Rent a Car.
  • Shumë shërbime tjera shtesë.

FOTOGRAFI TË KOMPANISË

PARTNERËT TANË & KONTRAKTUES

PYETJE TË ZAKONSHME

Në kompaninë tonë LTG Kosova, klientët kanë mundësi të zgjedhin automjetin e tyre të preferuar qoftë në gjendje të re apo të përdorur. Mundësi blerje klientët kanë edhe përmes mundësive bankare dhe financim leasing me kushte të favorshme. Ju jeni të mirëseardhur të na vizitoni në qendrën tonë dhe të informoheni më detajisht rreth automjetet për të cilen jeni të interesuar për blerje. Ju keni mundësi edhe në web-faqe tonë t’i shiqoni online automjetet tona, thjesht KLIKO KËTU.

Nëse keni në pronësi një automjet dhe dëshironi ta zëvendësoni me një të re atëherë kjo është e mundshme. Automjeti juaj vlerësohet sipas rregullave të prodhuesit dhe çmimit të tregut. Çmimi final i vlerësuar i automjetit tuaj do të zbritet në çmim të automjetit të ri varësisht prodhuesit dhe modelit që ju zgjidhni. Pjesën e mbetur të mjeteve keni mundësi ta financoni përmes kredive bankare apo leasing me kushte të favorshme për ju. Nëse keni nevojë për informata shtesë ju lutem mos hezitoni, na kontaktoni.

Shikoni automjetet tona online, KLIKO KËTU

Ne kemi mundësi në mënyrë profesionale të ju japim asistencë në këto shërbime:

  • Servisim dhe mirëmbajtje të automjeteve.
  • Riparime mekanike apo elektronike të llojllojshme.
  • Shitje të pjesëve rezervë dhe aksesorëve për automjete.
  • Përgaditje dhe lyerje të trupit të automjetit.
  • Diagnoza kompjuterike profesionale.
  • Regllazha kompjuterike.
  • Shumë shërbime tjera.

Ju mund të caktoni një termin duke kontaktuar stafin tonë në numër telefoni:

+383 38 606 707

+383 49 540 800

“CASTROL” është i vetmi vaj që zyrtarisht e përdorim për automjetin tuaj. Varësisht se çfarë motori posedon automjeti juaj, ne i kemi të gjitha llojet e vajrave në stock të prodhuesit Castrol.

Prodhuesi Jaguar dhe Land Rover e rekomandon futjen e vajit Castrol në motorët e prodhuesit në fjalë, kjo është arsyeja se përse ne e importojmë dhe punojmë vetëm me vajrat “Castrol”.

Ne bëjmë shitjen e pjesëve rezervë dhe aksesorëve për automjete Jaguar dhe Land Rover. Të gjitha pjesët dhe aksesorët janë origjinal të prodhuesit në fjalë.

Të gjitha pjesët kanë garancion 1 vjet dhe vlen nga data e faturimit të tyre.

Kompania jonë ju shërben edhe me asistencë rrugore. Nëse automjeti juaj ka ndonjë defekt dhe është i palëvizshëm atëherë ne do vijmë në vend të ngjarjes dhe do e tërhjekim automjetin tuaj nga aty për në servis të kompanisë tonë për procedura të mëtejme.  Shërbimet e Asistencës rrugore janë me çmime të arsyeshme. Mos u merakos, kudo që gjindesh LTG-në e ke afer!.

Numri i të punësuarve në kompani për momentin është 25. Ky numer pritet të rritet në të ardhmen. Momentalisht nuk ka KONKURS të hapur për punëtor/e.

Abonohu në web-faqe tonë dhe do të ju njoftojmë sapo të hapet ndonjë konkurs.